Gjendet një foshnje e pajetë në koshin e mbeturinave


Gjendet një foshnje e pajetë në koshin e mbeturinave

13:51 18/08/2020

Një foshnje është gjetur e pajetë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

Mësohet se foshnja i gjinisë mashkullore ishte hedhur në një kosh mbeturinash prapa ish-markatës së vjetër.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën. /tvklan.al






Të ngjashme