Skafistët djegin gomonen me drogë, e braktisën pas ndjekjes nga policia


Skafistët djegin gomonen me drogë, e braktisën pas ndjekjes nga policia

13:31 14/11/2016 Vlorë/ Policia Kufitare ka ndjekur për disa orë një gomone të ngarkuar me kanabis sativa.

Për shkak të ndjekjes, skafistët kanë nxjerrë mjetin në breg dhe përpara se të largohen e kanë djegur gomonen dhe lëndën narkotike, që dyshohet të ketë qenë në sasi të mëdha. 

gomonia-2

Sipas të dhënave nga policia, mjeti lundrues 12 metra i gjatë me dy motorrë kishte mbërritur nga Italia dhe është në pronësi të disa shtetasve italianë.  

Gomonia u gjet e braktisur në gjirin e Gramës në Karaburun, ndërsa personat që e shoqëronin kanë humbur gjurmët.

Tv Klan





Të ngjashme