Gjendet një person i pajetë në breg të detit
Një burrë është gjetur i pajetë në bregdetin e Durrësit, orët e para të ditës e sotme.
Sipas policisë, viktima është S. Sh, rreth 65 – vjeç nga Shkupi, i cili u gjet i mbytur në det, rreth orës 08:45.
Efektivët e policisë po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të mbytjes dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al