Gjendet një person i pajetë në bregun e lumit
Policia e Tiranës ka gjetur trupin e pajetë të një 59-vjeçari në bregun e lumit Erzen.
Viktima është konstatuar ditën e djeshme nga qytetarët poshtë Urës së Beshirit, të cilët më pas njoftuan uniformat blu.
Policia thotë se viktima është me iniciale B.I, nga Tirana. Deri tani nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve.
/tvklan.al