Gjendet një piton 3.6 m i gjatë, në kërkim i zoti
Pronari i një dyqani kafshësh është kërkim të të zotit të një pitoni 3.6 metra të gjatë, i cili u gjet teksa endej rrugëve të Norfolk, Britani.
E pagëzuar me emrin Monty, ajo u gjet nga kalimtarë të rastit, e mbërthyer pas një guri pranë një lumi. Besohet se ky gjarpër albino është arratisur së fundmi nga shtëpia, pasi ishte i ushqyer dhe në gjendje të mirë shëndetësore. 19 - vjeçari Branden Darlinson - Hoskin, i cili ka dyqan kafshësh po përpiqet që të gjejë të zotët e zvarranikut, në mënyrë që ta rikthejë në shtëpinë e tij. Sipas tij, këta lloj gjarpërinjsh kanë tendencën të fshihen, ndaj të pronarët mund të mos e dinë që ajo është larguar."Këto gjarpërinj kushtojnë rreth 500 paund, ndaj mund ta imagjinonin që pronarët nuk do të donin ta humbnin"
, shpjegon i riu për "DailyMail". Monty u gjet më datë 8 Korrik, por pavarësisht apelit të autoriteteve pronarët e saj ende nuk janë gjetur./tvklan.al