Gjendet një skelet njeriu tek “Rana e Hedhun”
Një skelet njeriu është gjetur në vendin e njohur si “Rana e Hedhun” në Shëngjin.
Sipas policisë, skeleti njerëzor i dekompozuar plotësisht u gjet ditën e djeshme rreth orës 11:00, gjatë gërmimeve të dheut nga një firmë ndërtimi.
Eshtrat janë dërguar në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse që do të përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes./tvklan.al