Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Badovcit
Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 15:00 në liqenin e Badovcit në Prishtinë. Policia kosovare ka konfirmuar se viktima është i gjinisë mashkull dhe moshës 45-vjeçare. Identiteti i tij nuk është bërë me dije.
Në vendngjarje shkuan hetuesit, të cilët mblodhën prova. Trupi i pajetë u dërgua në morg për ekspertizë mjeko-ligjore në mënyrë që të zbardhen shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së 45-vjeçarit.
/tvklan.al