Gjendet një trup i pajetë në lum

Foto Ilustruse

Gjendet një trup i pajetë në lum

16:34 08/12/2016

Trupi i pajetë i një 42-vjeçari, që kërkohej prej tre javësh në Gramsh, u gjet në lumin e Devollit. Astrit Selami, ishte zhdukur pa lënë gjurmë dhe familjarët e tij kishin denoncuar.

Trupi i 42-vjeçarit u pikas në Gramsh në mes të lumit Devoll nga banorë të rastësishëm të cilët njoftuan policinë, duke bërë të mundur nxjerrjen e trupit pajetë të 42-vjeçarit.

Ekspertët po ekzaminojnë trupin e viktimës për të përcaktuar shkakun e vdekjes./ tvklan.al






Të ngjashme