Gjendet piktura me vlerë 700 mijë $
Pas 9 vjetësh, gjendet në bagazhin e një autobusi në Paris tabloja e piktorit impresionist Edgar Degas.
“Këngëtarët e Korit”, e pikturuar në vitin 1877, u gjet më 16 Shkurt nga agjentët e doganave. Ata po kontrollonin bagazhet e një autobusi të parkuar në një zonë pushimi.
“Në një valixhe, zbuluan pikturën, e cila nuk ishte e asnjë pasagjeri”,
deklaroi Ministria e Kulturës Franceze. Zyrtarët nuk japin informacione të tjera se kush mund ta ketë lënë pikturën në autobus.
Kjo tablo përshkruan një skenë nga opera e Mozartit “Don Giovanni”. Piktura do të shfaqet në ekspozitën “Degas në opera” që është planifikuar për shtator 2019 në Musée D’Orsay. Piktura kushton rreth 700 000 dollarë.
Klan Plus