Gjendet plastikë në fetus


Gjendet plastikë në fetus

10:20 10/12/2020

Gjenden për herë të parë gjurmë të mikroplastikave në placentën njerëzore. Prania e plastikës në trup turbullon sistemin imunitar, që fillon të njohë si të vetat edhe atë çka nuk është organike.

Studimi i dy spitaleve italiane Fatebenefratelli e Romës dhe Politecnico delle Marche, ka marrë në shqyrtim placentat e 6 grave të shëndetshme, të moshave 18-40, me shtatzëni normale, me konsensusin e tyre.

Me anë të Mikrospekroskopisë, kërkuesit kanë identifikuar 12 fragmente material artificial, në madhësinë e një rruaze gjaku apo një bakteri, nga 5-10 micron. Ndër to, 3 janë identifikuar plotësisht si polipropilen, materiali që prodhohen shishet plastike. Ndërsa 9 të tjerat ishin material sintetik ngjyruesish vajorë, që mund të jenë si pasojë e produkteve kozmetike.

5 pjesëza janë gjetur të ngjitura në atë zonë të placentës të ngjitur me fetusin, duke u bërë pjesë e tij, ndërsa 4 të tjera të ngjitura në mitër dhe 3 gjendeshin brenda membranës që mbështjell fetusin.

Nuk ekzistojnë ende studime të mirëfillta që të tregojnë se cilat janë dëmet reale për fetusin, por ekspertët shpjegojnë se duke u bazuar në studimet e deritanishme, plastika ndikon negativisht në metabolizmin e yndyrave. Mjekët thonë se organizmi i njeriut mund të pësojë divijime dhe të dalë jashtë normalitetit në rastet kur një bebe lind me mikroplastika.

Studimi është publikuar në revistën shkencore Environment International.

Klan Plus






Të ngjashme