Gjendja civile, dokumentacioni që nevojitet për ndërrimin e emrave (12 Gusht 1998)
Vitet e fundit në Shqipëri vihet re vendosja e emrave jo shqiptarë. Emigrantët të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë kanë ndërruar emrat por të paregjistruar në çertifikatë. Sipas punonjëses së Gjendjes Civile ka shumë kërkesa nga qytetarët për të ndërruar emrin. Ajo gjithashtu shton se ky fluks vjen pikërisht pasi nxënësit fillojnë shkollën dhe në dokumentacionet e shkollës ose ku janë paraqitur kanë deklaruar emra të tjerë.
Procedura e ndërrimit të një emri kërkon që çdo qytetar të paraqesë në zyrat e Gjendjes Civile kërkesën me shkrim ku të shprehë arsyet e ndërrimit të emrit, një dëshmi penaliteti dhe një çertifikatë ku pas saj shënohet për arsye ndërrimi emri ose mbiemri./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti