Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni/ Reagon Gruevski
Pas dhunës masive nga qytetarët maqedonas dhe kaosit që ka shpërthyer në Kuvendin e Maqedonisë, ka reaguar për herë të parë për situatën e tensionuar kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
Me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook”, ai shkruan: “Dhuna nuk është zgjidhje dhe është e nevojshme ulja e tensioneve. Bëj thirrje që populli të përmbahet dhe të mos bjerë pre e provokimeve të atyre që dëshirojnë ta fusin shtetin në një krizë më të thellë dhe të plotësojnë skenarin e tyre
”. Kjo gjendje e jashtëzakonshme nisi kur u vu në krye të Kuvendit maqedonas për herë të parë një shqiptar, Talat Xhaferi./tvklan.al