Gjendja e kryeministrit Johnson drejt përmirësimit
Gjendja e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, është duke u përmirësuar, siç bëri me dije zëdhënësi i tij zyrtar.
“CNN” shkruan se Johnson ka kaluar natën e tretë në spitalin “St Thomas” në Londër.
“Johnson” pati një natë të mirë dhe vazhdon të përmirësohet. Ai është në gjendje të mirë shpirtërore”, tha zëdhënësi i tij.
Ai tha se Johnson po vazhdon të marrë “trajtimin standard të oksigjenit” dhe falënderon stafin shëndetësor për kujdesin ndaj tij. /tvklan.al