Gjendja në Kosovë (19 Korrik 1999)
Sipas Komisariatit të OKB-së dhe Bashkimit Evropian në Kosovë janë dëmtuar më shumë se gjysmat e shtëpive dhe janë kthyer të pabanueshme. Megjithëse Komuniteti Ndërkombëtar ka akorduar për tre vitet e fazës kalimtare rreth 1 miliard dollarë për rindërtimin e vendit deri tani nuk ka filluar asnjë investim konkret.
Për Komunitetin Ndërkombëtar e rëndësishme tani për tani është që të sheshohen konfliktet mes refugjatëve kosovare që kthehen në shtëpitë e tyre dhe serbëve që kanë qënë aty. Në takimin e djeshëm Kushner ka kërkuar ndihmë për administrimin e Kosovës ndërsa mbrëmë administratori i OKB-së për Kosovën është takuar me Hashim Thaçin./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori