Gjendja në spitale (2008)
Autori: Blendi Fevziu
23:14 17/11/2008Kur flasim për gjendjen e spitaleve në Shqipëri ata që preken më shumë janë padyshim pacientët. Janë pikërisht ata që provojnë të mirën dhe të keqen. Infrastruktura, cilësia, organizimi apo menaxhimi spitalor janë përballja e parë, por pacientët pranojnë se siguritë nuk janë në nivele optimale. Sipas vetë mjekëve sistemi aktual është jo funksional dhe ndikon tek shërbimi ndaj pacientëve.
Mungesa e pajisjeve dhe materialeve spitalore jo në pak raste është një problem që vë në rrezik edhe jetën e pacientëve. Emisioni “Opinion” ka trajtuar mbrëmjen e sotme pikërisht gjendjen në spitale dhe të ftuar ishin Gjeorgjina Kule, Silva Bino, Klodian Allajbeu, Artur Zheji, Fatos Lubonja dhe Tritan Shehu.
“Spitali që unë drejtoj është me specifika të veçanta, është qendër kurative dhe didaktike. Si drejtuese kam konstatuar shumë të meta dhe nëse do të merrnim të gjitha momentet e zhvillimit, kjo është kurba më e ulët. Ajo që ka ndikuar mendoj se ka qenë mosmarrëveshja mes drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesve të spitalit. Ka pasur mangësira në të gjitha materialet për një aktivitet normal”, tha Kule./tvklan.al
Të ftuar: Gjeorgjina Kule, Silva Bino, Klodian Allajbeu, Artur Zheji, Fatos Lubonja, Tritan Shehu.