Gjenerali Majk Xhekson – (29 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gjenerali Ejtnat Majk Xhekson, komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë do të vizitojnë nesër Shqpërinë. Në vizitën e tij të nesërme përfshihen takimet e punës me Zv/kryeministrin Ilir Meta dhe Ministrin e Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Pas këtij takimiështë parashikuar që gjenerali britanik të jap një konferencë të shkurtër për shtypin.
Gjenerali Xhekson ka lindur në vitin 1944 dhe është arsimuar fillimisht në shkollën “Stan Ford” e më pas në shkollën e Birmingamit. Në vitin 1963 është arsimuar pranë trupës inteligjente dhe ka shërbyer në sektorin e kundërzbulimit gjatë luftës së ftohtë. Ai ka komanduar batalionin e parashutistëve nga viti 84-86. Gjatë periudhës së komandimit të tij, ky battalion ka qenë pjesë e komandës aealte lëvizëse europiane të Natos.
Ai rikthehet në Irlandën e Veriut në vitin 1989 për të komanduar një brigadë këmbësori për dy vjet e gjysmë. Në vitet 92-93 ka punuar në Ministrinë në Mbrojtjes. Gjatë karrierës së tij ai është dekoruar disa herë. Që prej qershorit të këtij viti ai është komandant i trupave të KFOR-it në Kosovë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori