Gjenerali Rei para largimit – (1 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Presidenti Mejdani dhe Kryeministri Majko kanë zhvilluar sot takimet e lamtumirës me komandantin e trupave të Natos në Shqipëri Gjeneralin Xhon Rei. Misioni juaj në Shqipëri ishte i shëlqyer, ndërsa ndihma e trupave që ju komanduat ishte më tepër se e çmuar. Ka qenë ky vlerësimi i krerëve më të lartë të shtetit shqiptarë në prag të përfundimit të misionit të AFOR-it në vendin tonë, mision ky që do të pasohet nga AFOR 2.
Duke ndarë një koefidenc të plotë shërbyese për zgjidhjen e problemeve të shumta në periudhën e krizës. Pa këtë koefidenc bësoj se ishte i pamundur përballimi i saj. Kështu i është drejtuar Kryeministri Majko Gjeneralit Reit. Ndërsa në takimin me presidentin Mejdani, Gjenerali Rei ka folur për projektet në të cilat Nato ka punuar dhe po punon në Shqipëri.
Gjenerali Reit ka prezantuar gjithashtu edhe zëvendësin e tij gjeneralin Italian Frizone. Kryeministri Majko dhe Presidenti Mejdani kanë ftuar Gjeneralin Rei të vizitoj sërisht Shqipërinë kësaj here me statusin e merituar të një miku duke e cilësuar atë si pjesë të familjes Shqiptare./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego