Gjenerali Xhekson vizitë në Tiranë (30 Shtator 1999)


Gjenerali Xhekson vizitë në Tiranë (30 Shtator 1999)

16:13 30/09/1999

Ka shkelur për herë të parë tokën shqiptare një javë para misionit të tij katër mujor në krye të trupave ushtarakë të NATO-s në Kosovë, gjenerali britanik Majk Xhekson. Më 8 Tetor komandanti i ri i KFOR-it do të jetë gjenerali gjerman Reinhard. Në takimet me zëvëndër kryeminstrin Meta dhe ministrin e Mbrojtjes Hajdaraga, Xhekson ka dhënë garancinë e tij për praninë afatgjatë të NATO-s në Shqipëri dhe në rajon.

Qeveria Shqiptare ka vënë në dispozicion të NATO-s infrastrukturën e saj ushtarake në mbështetje të aktivitetit të tyre në Kosovë. NATO po ndihmon gjithashtu në riparimin e rrugëve dhe aeroporteve shqiptare. Para gazetarëve Xheksoi theksoi si arritje kryesore të KFOR-it në këto 4 muaj rikthimin e refugjatëve kosovarë në banesat e tyre, çminimi e zonave të minuara, çarmatosjen e popullsisë civile dhe zgjidhjen e incidentëve mes ish UÇK-në dhe serbëve.

KFOR-i synon shuarjen e kriminaliteteve mbi baza etnike duke i dhënë Kosovës qetësi. I pyetur për përbërjen e forcave mbrojtëse të Kosovës, Kosova Korps Xhekson tha se ato janë trupa civile dhe serbët janë të mirëpritur në trupat e tyre./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme