Gjeneratorët në Tiranë, shpëtimi i tregtarëve – (18 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kjo është melodia që dëgjohet në Tiranë, në orët që s’ka drita. Këtë gjenerator e përdorin lokale dhe dyqane që kanë nevojë në çdo moment për energji. Vetëm për t’i blerë janë harxhuar miliona lekë vetëm në Tiranë, ndërsa dhjetëra mijë dollarë duhet për t’i mbajtur në punë me karburant. Duke parë këtë sasi që harxhon, Tirana brenda vetes e ka një TEC, ku përveçse i paguan shtetit atë energji që konsumon, çdo ditë për këtë aparat ka llogari më vete.
“Deri në 15 mijë lekë në ditë harxhoj vetëm benzinë, dmth. nuk llogaris as të fitojë, po llogarisë vetëm që të mbajë klientelën dhe të mbajë lokalin deri sa të vijë vera”.
Tregtia dhe fitimi mbi gjeneratorin vetëm këtë muaj është vënë re. Si ky aparat i janë falur edhe spitaleve, ku energjia nuk mungon për 24 orë. Tirana në vend të një TEC-i, tani ka qindra apo mijëra mini TEC-e të quajtura gjenerator./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti