“Gjeniu i bankave” vs “Madamme Frexit”
Trajektorja politike e dy pretendentëve për fronin e Elizesë është krejtësisht e ndryshme, sikurse programi i tyre dhe ajo që përfaqësojnë. Favoriti për fitoren finale, Emmanuel Macron, do të ishte presidenti më i ri i Francës nëse do të zgjidhej. Ai është 39-vjeç, i lindur në Amiens nga prindër mjekë. Pasionet e tij djaloshare ishin muzika dhe arti. Macron ishte i angazhuar në teatër.
Në këtë pjesë të vitit 1993 Emmanuel Macron luan përpara mësueses së tij, Brigitte Trogneux, e cila do të ishte gruaja e tij e ardhshme. Ajo është 25 vite më e madhe dhe ka 3 fëmijë nga martesa e parë, por Emmanuel nuk fshihet duke thënë se ajo është pjesë e tij. Çifti i mundshëm presidencial u njohën kur Macron ishte 15-vjeç. Emmanuel më ka joshur me qetësinë e tij, thotë Brigitte. Ata u martuan në vitin 2007.
E lindur më 5 gusht 1968, Marine Le Pen, është fëmija e tretë e themeluesit të Frontit Nacional, Jean Marie Le Pen. Ajo zhvilloi studimet për drejtësi dhe prej vitit 1998 është e angazhuar në parti. Në këto zgjedhje ajo theu rekordin e votave të marra nga babai i saj, duke marrë 2.8 milionë më shumë. Le Pen premton rinegocim të marrwdhënieve me Brukselin dhe duke mos përjashtuar një Frexit. /Tv Klan