“Gjeniu i vogël 7”, surpriza në performanca dhe juri
Mbrëmja e 12-të e “Gjeniu i Vogël 7” do të nisë me ethe të forta për konkurrentët e mbetur në garë, veçanërisht për dy prej tyre, Redin dhe Elitin, që do të përballen këtë puntatë me një sfidë të mbartur nga java e kaluar.
Por cili do të jetë fitues? A do të ndikojnë emocionet e forta në interpretimin e tyre në skenë?
Kjo përballje do të shkaktojë shumë suspancë që në nisje të mbrëmjes së sotme, sepse vetëm njëri prej tyre, do të vijojë rrugën për në finalen e madhe.
E pas këtij momenti kaq të ethshëm, gara do të vijojë për 12 gjenitë e mbetur, të cilët do të sjellin në skenë disa prej këngëve më të bukura të muzikës botërore, por dhe shqiptare.
Edhe këtë mbrëmje në juri do të jetë një personazh i ri, shumë i dashur i muzikës shqiptare.
Ashtu si Olta Boka, javën e kaluar, artisti që do të ulet në karrigen e jurisë në vend të Vikena Kamenicës, do të vlerësojë performancat e fëmijëve së bashku me Jehona Sopin, Adi Hilën dhe Pirro Çakon, duke eleminuar një tjetër konkurent në fund të garës se kësaj mbrëmje.
Surpriza dhe shumë emocion na presin dhe në këtë mbrëmje të “Gjeniu i Vogël 7”, që vjen drejtpërsëdrejti në ekranin e Televizionit Klan në orën 21:00./tvklan.al