“Gjeniu i Vogël”, një tjetër mbrëmje plot emocione
“Gjeniu i Vogël 7” ka mbërritur në natën e të tij të dhjetë.
Sot në mbrëmje, në ekranin e Televizionit Klan do të jenë 13 konkurentët, që do të rikthehen për të na dhuruar emocione të veçanta me zërat e tyre.
Ashtu si çdo javë, artistët e vegjël do të shpalosin talentin për të siguruar votën e jurisë profesioniste të këtij spektakli.
Adi Hila, Jehona Sopi, Vikena Kamenica dhe Pirro Çako do t’i japin mundësinë më të mirëve që të vijojnë ëndrrën e tyre.
Cili do të lerë përfundimisht garën?
Për këtë do të duhet të na ndiqni sonte në mbrëmje, në orën 21:00, vetëm në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al