Gjermani, monumenti i hebrenjve – (25 Qershor 1999)


Gjermani, monumenti i hebrenjve – (25 Qershor 1999)

20:52 25/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ideja e hedhur dhjetë vjet më parë nga kancelari gjerman Helmut Kol, për ngritjen e një monumenti për viktimat hebreje të Holokaustit, më në fund ka marrë aprovimin e Bundestagut Gjerman. Sot paradite 523 deputetët gjermanë kanë votuar në lidhje më këtë projekt.

Rezultati shumë pranë portës së famshme të Brandenburgut në Berlin, do të marrë jetë projekti nga një arkitekt amerikan i quajtur Peter Ajzerman. Kanë qenë 100 vota pro më shumë ato që kanë shuar më në fund diskutimet që kanë zgjatur dhjetë vjet.

Monumenti i Holokaustit do ti kushtohet vetëm viktimave hebreje të kohës. Ato do të jenë në formën e një labirinti. Mbase ky monument do të jetë një tjetër formë ndjese e Gjermanisë për ato që ka bërë Hitleri gjatë luftës së dytë botërore kundër një populli të tërë./tvklan.al






Të ngjashme