Gjermani, në karantinë edhe me kollë

https://youtu.be/dd5dfLnT60w

Gjermani, në karantinë edhe me kollë

14:00 16/11/2020

Presion i lartë në spitale, disa shtete amerikane shpallin karantinën

Qeveria gjermane pritet të ashpërsojë masat kundër përhapjes së Covid-19, teksa shifrat e infektimeve vijojnë të jenë të larta. Mediat shkruajnë se plani i ri i kancelares parashikon izolimin në karantinë të personave që shfaqin edhe simptomat më të lehta të Covid-it, si kolla apo rrufa. Gjermania po aplikon karantinën e pjesshme, ku ka mbyllur vetëm aktivitetet argëtuese dhe kulturore, por pritet që masat të përfshijnë edhe mbajtjen e detyrueshme të maskave në shkolla.

Autoritetet franceze thanë se kulmi i valës së dytë është kapërcyer dhe pandemia është vënë nën kontroll. Infektimet ditore kanë rënë e po ashtu edhe të presionit në spitale. Austria do ta shpallë të martën karantinën kombëtare, duke u bërë vendi i dytë në Europë, teksa kryeministri Kurz njoftoi se së shpejti do të nisë testimin në masë të popullsisë.

Kryeministri britanik Boris Johnson u fut sërish në karantinë pas kontaktit me një deputet që rezultoi i infektuar. Në SHBA, shifrat e viktimave dhe infektimeve vijojnë të jenë dramatike. Shtetet federale të Uashingtonit dhe Miçiganit mbyllën shkollat dhe aktivitetet argëtuese publike për 3 javë. Ditët e fundit, në Shtetet e Bashkuara numërohen mesatarisht rreth 1 mijë vdekje nga Covid-19, ndërsa të prekurit numërohen mbi 130 mijë.

Tv Klan






Të ngjashme