Gjermani, një kosovar merr peng avionin


Gjermani, një kosovar merr peng avionin

19:58 01/04/2014 Gjermani-KosovariNjë shenjë proteste ndaj dëbimit të tij nga Gjermania, një shtetas kosovar mori peng një avion të kompanisë Lufthansa që udhëtonte nga Mynihu drejt Budapestit. Mediat gjermane njoftojnë se 28-vjeçari kosovar Muslim H. mori peng 10 minuta pas nisjes së avionit, njërën prej stjuardesave nën kërcënimin e një brisku rroje. Ai qëndroi i mbyllur në tualetin e avionit, deri sa pilotët vendosën të ktheheshin serish në Mynih, ku forcat e policisë e vunë në pranga kosovarin që nuk bëri rezistencë.





Të ngjashme