Gjermania dhe Shqipëria nënshkruajnë 3 marrëveshje


Gjermania dhe Shqipëria nënshkruajnë 3 marrëveshje

17:07 27/01/2021

Qeveria gjermane dhe ajo shqiptare kanë nënshkruar ditën e sotme tre marrëveshje për bashkëpunim financiar për zhvillim të qëndrueshëm.

Ambasada gjermane ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se bëhet fjalë për projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e administrimit të mbetjeve sipas standardeve të BE-së, rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës dhe mbështetjen e zhvillimit rajonal në zonën e bregdetit të jugut dhe zonës Korçë-Pogradec.

Kjo mbështetje do të vijë në formën e kredive të buta. Mësohet se investimi në këto tre projekte arrin në shumën e 124.9 milionë Eurove./tvklan.al






Të ngjashme