Gjermania do të rikthejë karantinën


Gjermania do të rikthejë karantinën

22:06 26/08/2020

“Tamponët nuk japin efekt në kufi, duhet izolim i detyrueshëm”

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spah ka kërkuar të hiqen tetset e detyrueshme nëpër pikat kufitare për shtetasit dhe turistët që vijnë nga zonat e kuqe.

Kjo deklaratë e ministrit të Shëndetësisë vjen për shkak se laboratorët e kanë mjaft të vështirë që të përballojnë teste të shumta të koronavirusit. Shifrat tregojnë se mbi 40% e personave të cilët janë testuar, kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 10 ditët e fundit në Gjermani, ku me shumë gjasa janë infektuar jashtë vendit.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, laboratorët në Gjermani janë duke bërë aktualisht rreth 875,000 teste në javë.

Sipas ministrit Spah, verifikimi me teste nuk është i efektshëm pasi infektimi mund të ketë ndodhur edhe gjatë udhëtimit, gjë për të cilën duhet më shumë kohë që virusi të futet në organizëm. Ai thotë që karantinimi 14-ditor të jetë me detyrim, jo tamponi në kufi.

Por megjithë ngarkesën e madhe të qendrave të testimit dhe të laboratorëve, një numër i madh i gjermanëve mbështesin testimin e detyrueshëm tek udhëtarët. Sipas sondazhit, 93% e popullsisë thanë se kjo masë është një kërkesë e arsyeshme për të imponuar me detyrim.

Gjatë pushimeve janë infektuar më tepër të rinj që merrnin pjesë në festa, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, por tani, është me vend që “kapacitetet e testimit të përqëndrohen më shumë tek të moshuarit dhe në institucionet e sistemit shëndetësor”. Disa politikanë kërkojnë që në fokus të përfshihen edhe shkollat dhe kopshtet.

Klan Plus






Të ngjashme