Gjermania jep alarmin për terrorizmin
Sistemi hekurudhor gjerman mund të jetë kurbani i konkurencës mes dy organizatave terroriste islamike, Al – Qaeda dhe ISIS.
Zyra Federale e Krimeve në Gjermani dha alarmin për rrezikun e sulmeve terroriste, pasi vlerësoi disa kërcënime të dy organizatave të publikuara në internet dhe mediat e ekstremistëve.
Edhe pse nuk bëhej fjalë konkretisht për Gjermaninë, autoritetet kanë vepruar menjëherë për të shmangur çdo sulm, duke rritur masat e sigurisë. Sipas zyrtarëve gjerman, hekurudhat janë objektivi i rradhës për grupet terroriste.
Al – Qaeda dhe ISIS po konkurojnë mes tyre se cilët do të jenë të parët që do të sulmojnë trenat. Këtë e deshmoi edhe një forum në internet i Shtetit Islmaik, ku flitej për nxjerrjen e trenave europiane nga shinat.
Pas sulmeve të fundit në Europë, përgjatë verës në Angli e Spanjë, shumë vende të kontinentit, përfshirë edhe Shqipërinë, rritën ndjeshëm masat e sigurisë.
Tv Klan