Gjermania: Konsulta intensive për hapjen e negociatave


Gjermania: Konsulta intensive për hapjen e negociatave

23:40 02/12/2020

“Ne nuk dorëzohemi, duhet të arrijmë përparime”

Gjermania po përpiqet ende që të bëjë hapa përpara në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut.

Ministria e Jashtme gjermane, bëri të ditur të mërkurën nëpërmjet zëdhënëses së saj, se po punohet me intensitet të plotë për çeljen sa më shpejt të negociatave për të dyja vendet.

“Qëllimi ynë mbetet që të fillojmë sa më shpejt me këto negociata. Ajo që di unë deri tani është se ende po bëhen konsulta intensive në Bruksel dhe në nivelin bilateral në vendet anëtare. Ne nuk po dorëzohemi dhe duhet të arrijmë përparime”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Ndërkohë Deutsche Welle, duke iu referuar qarqeve diplomatike në Berlin, bëri të ditur se aktualisht po bëhet një përpjekje që të miratohet së paku korniza negociuese me Shqipërinë, pavarësisht nëse do të arrihet një kompromis mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sipas saj, kjo është një ide e sekretariatit të Këshillit të BE-së, e cila mbështetet edhe nga Gjermania.

Tv Klan






Të ngjashme