Gjermania kujton Aushvicin – (26 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
55 vjetë më parë aleatët hynë në Aushvic. Sot Gjermania kujton, Bundestagu Gjerman i rikthehet historisë për të mos harruar ato që ndodhën dhe për të mos u përsëritur histerizmi nazist. Ceremonia e sotme në Berlin është vazhdimi i ceremonive të nisura që dje në Stokholm. Shreder si dhe përfaqësues të tjerë të politikës gjermane kanë përmendur sot jo vetëm nazizmin por edhe ato që gjermania i ka dhënë europës gjatë viteve të pas luftës. I prnishëm në ceremoninë berlineze, fituesi i çmimit Nobel, i mbijetuari i kampeve të nazismit, Eli Visel. Një takim ky që i përkujton githë botës Holokaustin./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori