Gjermania kundër përdorimit të Burkas


Gjermania kundër përdorimit të Burkas

13:30 19/08/2016

Gjermania është shprehur kundër përdorimit të Burkas, veshjes karakteristike myslimane, që mbulon plotësisht trupin dhe fytyrën e gruas.

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas De Mazière, bëri thirrje për një ndalim të pjesshëm të kësaj veshjeje, duke sqaruar se ajo nuk shkon me një shoqëri të hapur, si ajo gjermane. Të tregosh fytyrën në qasjen me tjetrin është thelbësore për komunikimin dhe kohëzionin social, ndaj i bëjmë thirrje gjithkujt të mos e fshehë atë, tha de Mazière.

Propozimi i bërë nga ministri gjerman parashikon ndalimin e vellos në shkolla, universitete, qendra spitalore, zyra publike, apo gjatë drejtimit të automjetit. Ndërkaq nevojitet miratim nga parlamenti, që ai të kthehet në ligj.

Kabineti i kancelares Merkel, ka qenë i ndarë rreth kësaj çështjeje, pas sulmeve të njëpasnjëshme terroriste që goditën Gjermaninë, të cilat mbanin firmën e ISIS.

Më herët edhe kryebashkiaku i Kanës, në Francë,  ndaloi veshjen karakteristike në qytetin turistik, duke shkaktuar mjaft reagime në komunitetin mysliman në vend. Vendimi i tij u mbështet edhe nga kryeministri francez Manyel Val, i cili tha se Bukra shkon kundër vlerave të shoqërisë franceze.

Tv Klan






Të ngjashme