Gjermania me mungesa ndaj Francës, Low: Nuk ka favoritë në këtë takim

Football Soccer - Germany v Italy - EURO 2016 - Quarter Final - Stade de Bordeaux, Bordeaux, France - 2/7/16 Germany head coach Joachim Low and Italy head coach Antonio Conte REUTERS/Kai Pfaffenbach Livepic

Gjermania me mungesa ndaj Francës, Low: Nuk ka favoritë në këtë takim

14:57 04/07/2016

Francë – Gjermani është gjysmëfinalja më interesante e Euro 2016. Trajneri Joachim Low kërkon një tjetër trofe pas suksesit në botëror 2 vite më parë, në atë aktivitet ku eliminoi Francën në çerekfinale. Te gjermanët do të ketë ndryshime për shkak dëmtimesh dhe kartonët, por Low ka besim te të gjithë. Hummels është i skualifikuar, Gomez e Khedira janë të dëmtuar. Shqetësime ka shfaqur edhe Schweinsteiger.

Joachim Low, trajner i Gjermanisë: 

Duhet të ndryshojmë diçka, por kam besim te të gjithë lojtarët e mi, përfshi ata të cilët nuk kanë luajtur akoma, po kalojnë të gjithë një formë të mirë.

Në konferencën e zhvilluar të hënën Low bëri të ditur se e njeh mënyrën se si luan kundërshtari.

Joachim Low, trajner i Gjermanisë: 

Me Francën do të jetë si të përballemi me Italinë, por kjo skuadër ka një reshtim më pak mbrojtës, me Pogba e Matuidi, të cilët janë dy mesfushorë me tipare sulmuese.

Joachim Low është i mendimit se nuk ka favoritë edhe pse Franca mbështetet nga publiku i saj. Sfida do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Velodrome”. /TV KLAN






Të ngjashme