Gjermania në alarm për miell!
Kërkesa për bukë pas përhapjes së virusit është rritur 4-5 herë
Në krizën e koronavirusit kërkesa për miell është rritur kaq shumë së fundmi në Gjermani, saqë në dyqane dhe supermarkete shitësit nuk i përballojnë kërkesat e klientëve të mbyllur në karantinë. Pakot me miell janë kthyer në një mall shumë të kërkuar në raftet e supermarketeve.
Shpeshherë ka mungesa edhe në furnizime. Sipas Anne-Kristin Barth, nga Shoqata e Sipërmarrjeve të Mullinjve dhe Grurit, kërkesa është rritur katër deri në pesë herë më shumë javët e fundit, madje kapacitetet e paketimit janë të kufizuara.
Mullixhinjtë thonë se mungesa e miellit vjen për shkak të blerjeve masive. Një situatë e çmendur. Shumë njerëz blejnë thasë 25 kilogramë me miell për të krijuar rezerva dhe për ta gatuar bukën, si dhe ëmbëlsirat në shtëpi. Mullinjtë kanë rritur sasinë e paketimeve të miellit për kilogramë, nga 150.000 në 250.000 pako në ditë. Edhe kapaciteti i makinerive të përpunimit të grurit është i kufizuar.
Klan Plus