Gjermania në gjysmëfinale!
Gjermania kalon në gjysmëfinalen e Euro 2016, duke çuar kështu në shtëpi kombëtaren italiane. Ishin penalltitë ato që përcaktuan gjithçka, plot 9 të tilla për secilën skuadër.
Koha shtesë përfundoi me rezultatin 1 – 1, ashtu sikurse edhe koha e rregullt, e takimi të luajtur në Nouveau Stade de Bordeaux.
Gjermania shënoi e para, me një gol të Mesut Özil në minutën e ’65.
Italia barazoi në minutën e ’78, falë një penalltie që u godit nga Bonucci, pas prekjes me dorë të topit në zonë nga Boateng.
Gjermania nuk njeh disfatë deri në këtë moment në Euro 2016. Skuadra e drejtuar nga Joachim Low, nuk mungon në gjysmëfinalet e një turneu madhor prej vitit 2006.
Tashmë Gjermania do të presë gjysmëfinalisten e fundit, që do të përcaktohet nga takimi Francë – Islandë, që do të luhet të dielën në orën 21:00, në “Stade de France”./tvklan.al