Gjermania përshëndet autoritetet turke që liruan gazetarin gjerman


Gjermania përshëndet autoritetet turke që liruan gazetarin gjerman

06:07 18/02/2018

Lirimi i gazetarit gjerman Deniz Juxhel nga Gjykata e Stambollit, është përshëndetur nga krerët më të lartë në Berlin.

Një ditë pas vendimit, Kancelarja Angela Merkel ka reaguar duke e cilësuar një lajm të mirë për median dhe shtypin.

Për këtë rast kanë reaguar dhe ministrat e Jashtëm dhe të Drejtësisë së Gjermanisë që kanë përshëndetur vendimin e autoriteteve të drejtësisë turke.

Deniz Juxhel, gazetar i të përditshmes gjermane “Di Velt”, u arrestua më 27 shkurt 2017 me akuzën për propagandë terroriste.

Klan Plus






Të ngjashme