Gjermania revoltohet me Trump


Gjermania revoltohet me Trump

03:49 18/02/2018

Mund të konsiderohet një revoltë e papritur gjermane ndaj adminitratës Trump, deklaratat hezituese të shefit të diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel dhe të ministres së Mbrojtjes Ursula von der Leyen për të paguar 2 përqind të shpenzime për NATO-n deri në vitin 2025.

Nga konferenca e sigurisë në Munich zyrtarët e lartë gjermane kanë deklaruar se qeveria e re Merkel do të bashkojë shpenzimet për mbrojtjen me investimet e huaja në vendet europiane. Gjermania aktualisht shpenzon afërsisht 37 miliardë Euro në vit për ushtrinë, ose 1.2 për qind të PBB-së, me një trajektore rritëse. Rritja e shpenzimeve në 2 për qind do të përkthehej në shumën prej 72 miliardë Euro. “Kam rezerva të mëdha” në lidhje me mundësinë e shpenzimeve të mbrojtjes gjermane një ditë duke tejkaluar atë të Francës, një fuqi bërthamore, tha Gabriel.

“Imagjinoni që Gjermania për 10 vjet do të kalojë 2 për qind të PBB-së në mbrojtjen. Kjo do të thotë më shumë se 70 miliardë euro çdo vit. Nuk jam aq i sigurt sa të gjithë partnerët brenda Evropës do ta vlerësonin këtë pas 10 vjetësh”.

Në konferencën e Munich për sigurinë, Shefi i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker theksoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet e kufinjve mes tyre para se të hyjnë në BE.

Juncker tha se ishte i irrituar nga mosmarrëveshjet e vazhdueshme kufitare midis Kroacisë dhe Sllovenisë, e cila nuk ishte adresuar para se ata të hynin në BE dhe donin të parandalonin një përsëritje me vendet e tjera kandidate per tu antaresuar në BE.

Klan Plus






Të ngjashme