“Gjest i neveritshëm”, burri i hyn në shtëpi 92-vjeçares dhe i bën vaksinën false të Covid-19


“Gjest i neveritshëm”, burri i hyn në shtëpi 92-vjeçares dhe i bën vaksinën false të Covid-19

11:29 08/01/2021

Policia e Londrës është në kërkim të një burri i cili ka mashtruar një të moshuar duke i bërë një vaksinë të rreme koronavirusi.

92-vjeçarja njoftoi oficerët dhe i tha që burri pretendonte se ishte nga stafi mjekësor dhe i dha 160£ pasi i bëri “vaksinën”.

Sipas autoriteteve, e moshuara raportoi se një burrë i kishte trokitur në derën e shtëpisë së saj në Kingsmead Avenue në Surbiton. Ajo e futi brenda në shtëpi burrin rreth të 30-ave i cili i aplikoi vaksinën. Nuk dihet ende se çfarë lënde ishte injektuar, por ajo u kontrollua në spital dhe nuk ka pësuar efekte anësore.

Inspektori Kevin Ives është shprehur: “Ky është një sulm i neveritshëm dhe plotësisht i papranueshëm ndaj një të moshuare dhe kjo gjë nuk do tolerohet. Ne jemi duke bërë thirrje për këdo që mund të ketë informacion që mund të na ndihmojë në identifikimin e këtij burri. Është thelbësore që ne ta kapim atë sa më shpejt të jetë e mundur pasi jo vetëm që po mashtron individë me para, por ai mund të rrezikojë jetën e njerëzve “.

Qeveria po rrit aplikimin e vaksinave për njerëzit më të rrezikuar në Mbretërinë e Bashkuar. Të moshuarit dhe njerëzit me rrezikshmëri më të lartë, janë të parët që po marrin vaksinën e Covid-19 dhe deri në Shkurt autoritetet duan që të kenë vaksinuar deri në 14 milion njerëz. /tvklan.al






Të ngjashme