Gjesti i 2-vjeçares kthehet në objekt kritikash
Teksa ndodhej në supermarket me vogëlushen e saj, një nënë ka fotografuar një moment tepër të veçantë.
Vajza e saj Charlotte vetëm 2 vjeç, fliste me kukullën dhe përpiqej ta ushqente me gji. Nëna vendosi t’i shpërndajë fotot në internet, por mbeti e shokuar nga komentet fyese lidhur me këtë gjest të vogëlushes. Një nënë amerikane shprehu zemërimin e saj duke e cilësuar si të shëmtuar këtë gjest, si dhe kritikoi ashpër nënën e vajzës. Nëna e -vjeçares nga ana tjetër u shpreh se vajza ishte duke imituar një sjellje normale, por jo të gjithë kanë arritur t’i kuptojnë siç duhet këto foto, të një vajze që imiton nënën e saj dhe që në të ardhmen do të bëhët vetë nënë./tvklan.al