Gjetja e thesarit të Krrabës dhe arrestimi i autorëve (7 Maj 2000)


Gjetja e thesarit të Krrabës dhe arrestimi i autorëve (7 Maj 2000)

14:20 07/05/2000

Burime të Ministrisë së Rendit bëjnë të ditur se paradite është arrestuar një person i cili akuzohet si autor i kryerjes së vjedhjes së thesarit në Krrabë. Në vendodhjen e të arrestuarit është gjetur dhe një pjesë e sendeve të vjedhura. për arsye hetimi, emri i tij mbahet i fshehtë. Mësohet se policia ka dhe emra të bashkëfajtorëve të tjerë që po kërkohen dhe ata për tu arrestuar.

Hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme, ajo ushtarake dhe Ministria e Rendit, arrestimet e mëparshme dhe pyetja e dëshmitarëve, u kurorëzua me aksionin e sotëm. Burime të Ministrisë së Rendit bëjnë me dije gjithashtu se vjedhja ka ndodhur në ditët 13 dhe 14 Mars të vitit 1997. Gjatë ditëve të rrëmujave rojet e tunelit janë larguar dhe hajdutët janë futur nga një hyrje e pasme e tuneleve. Kujtojmë se pas arrestimit të rojeve dhe oficerëve, çeshtja mori ngjyrime të theksuara politike./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego






Të ngjashme