Gjetja e ujit të pijshëm në Durrës, nisin shpimet e puseve provë (23 Maj 2001)


Gjetja e ujit të pijshëm në Durrës, nisin shpimet e puseve provë (23 Maj 2001)

12:05 23/05/2001

Fillojnë kërkimet e ujit të pijshëm në qytetin e Durrësit. Në zonën e Porto Romas ka filluar të duken gjurmët e para e ujit të pijshëm. Shpimi në këtë pus prove ka arritur në 200 metra thellësi. Sipas specialistëve në një thellësi 270 metër, rreth një kilometër larg detit ka shtresa të pasura me ujë. Nëse shpimi i parë do të rezultojë i suksesshëm do të hapen dhe 4 puse të tjerë. Ky investim llogaritet të jetë rreth 1,3 milionë dollarë.

Vetëm pusi i provës i ka kushtuar qeverisë 6,4 milionë lekë të reja, ndërkohë është në proces tenderimi dhe rehabilitimi i plotë i sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm të Lagjes 18. Me një fond prej 44 milionë lekësh të reja të buxhetit të pavarur të qarkut të Durrësit, do të zëvendësohen të gjitha linjat e dëmtuara. Me këtë ndërhyrje do të ulen humbjet në rrjet dhe nuk do të ketë më shpërthime të ujit në rrugë. Kjo do të ndihmojë dhe në qëndrueshmërinë e shtrimit të rrugëve të zonës e cila dallohet për probleme në infrastrukturë./tvklan.al






Të ngjashme