Gjiknuri: Dëmshpërblimet do të jepen në bazë të verifikimeve


Gjiknuri: Dëmshpërblimet do të jepen në bazë të verifikimeve

15:08 21/04/2018

Banorët e fshatit Zharrëz në Fier do të marrin dëmshpërblimet për shtëpitë e tyre në bazë të verifikimeve që do të bëhen verifikimet në terren. Gjatë një takimi me naftëtarët në këtë qytet, ministri Damian Gjiknuri tha se është rënë dakord që edhe kompania Bankers Petroleum të japë pjesën e saj të kontributit për riparimin e banesave, fond i cili do të dorëzohet tek Emergjencat Civile. Pjesën e parë të shumës deri tani e ka dhënë qeveria.

“Pjesa e parë të fondit është dhënë nga qeveria dhe tanimë do mund të akordohet dhe pjesa e dytë. Gjithsesi do të bëhen verifikimet që të sigurohemi që këto para shkojnë për merimetimin e shtëpive dhe jo këto para i marrin i shpenzojnë dhe më pas thonë shtëpinë e kam të dëmtuar. Pra, paratë do të shkojnë për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara aty. Ky do të jetë procesi që do të bëhet verifikimi.”

Damian Gjiknuri njoftoi se qeveria është në diskutime me kompaninë Bankers për të prerë një policë sigurimi për situatat sizmike në këtë zonë, ku paratë e dëmshpërblimeve më pas do të jepen nga firmat e sigurimeve, pavarësisht se operacionet e shpimeve afër këtij fshati vazhdojnë të jenë të pezulluara.

Tv Klan






Të ngjashme