Gjiknuri: Reforma në drejtësi, garanci edhe për ekonominë
Rajoni numër 1 i qytetit të Vlorës ishte ndalesa e radhës e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për këtë qark Damian Gjiknuri. Ai u ndal te rëndësia e vazhdimit të zbatimit të Reformës në Drejtësi që sipas tij është garanci edhe zhvillimin ekonomik.
“Reforma në drejtësi është një shprehje domethënëse se ne jemi të vendosur për të bërë shtet, një shtet të drejtë. Shumë probleme të trashëguara në shtetin tonë kanë të bëjnë me mungesën e drejtësisë. Shumë njerëz përplasen në gjykata, dikush ka probleme pronësie, dikush aspekte materiale, gjyqësore apo edhe penale. Kanë hasur shumë vështirësi në gjykata, korrupsion, padrejtësi dhe kjo i bën njerëzit që të mos e gjejnë të drejtën. Vazhdimi i asaj reforme aq të rëndësishme do të jetë një garanci që do të kemi një shtet më të fortë por edhe një ekonomi më të mirë”.
Gjiknuri bashkëbisedoi me banorët për projektet e investimeve dhe nevojën për ndërhyrje me synim përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të jetës komunitare.
Tv Klan