Gjiknuri, takim me emigrantët në Athinë


Gjiknuri, takim me emigrantët në Athinë

15:50 05/06/2017 https://youtu.be/rYMv-yiDqv0

Kërkesa e socialistëve “na jepni votën të qeverisim të vetëm” ka mbërritur dhe mes emigrantëve shqiptar në Athine, ku kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim elektoral.

“Ne po ju themi shqiptarëve na jepni mundësinë, na vini në provë të qeverisim të vetëm. Na jepni mundësi të mos kemi njerëz që na mbajnë. Ka dalë metafora e timonit, po more makina ka një shofer dhe një timon. Nëse një njeri tjetër ta vë dorën tek timoni dhe ka mendje tjetër për ta kthyer, patjetër që makina do gremiset ose do dalë nga rruga e duhur. Të bëjmë një kontratë që dikush të mbajë përgjegjësi, jo të dalin të gjithë tjerët kritikojnë qeverinë kur janë brenda në qeverisje

”, nënvizoi Gjiknuri.

E që vota për PS të jetë një votë masive Gjiknuri flet për domosdoshmëri kthimi i çdo emigrant për të votuar më 25 Qershor.

“Emigrantët kanë një rol kyç dhe emigracioni gjithnjë ka patur një rol kyç. E di që mund të ketë edhe zhgënjime e unë vet i pranova disa nga ato por kemi dhënë prova se dimë të bëjmë edhe më shumë. Që ta çojmë përpara këtë, na duhet vota e çdo emigranti, duhet tu thoni vëllezërve dhe motrave hajdeni në 25 Qershor sepse së paku e keni një mundësi”,

u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri kërkon dhe mbështetjen e minoritarëve që sipas tij duhet të kuptojnë se PS është e vetmja forcë që respekton të drejta e tyre.

Tv Klan






Të ngjashme