Gjiknuri tregon si do të bëhet identifikimi biometrik
Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Damian Gjiknuri nga radhët e PS ka folur për marrëveshjen e arritur me palët e opozitës për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Ai u shpreh se qeveria do të garantojë financimin e projektit që lidhet me identifikimin e biometrik, por në vetvete ky projekt do t’i lihet Komisionit Zgjedhor, i mbështetur nga një ekspert ndërkombëtar.
“Opozita ka të drejtën e propozimit të një zv. Komisioneri i cili detyrë kryesore ka bashkëdrejtimin dhe bashkërendimin e këtij procesi”, tha Gjiknuri.
Gjiknuri u shpreh sesa i takon këtij procesi, Shqipëria është vend i vogël dhe nëse proceduarat shtrihen në kohë, beson se mund të realizohet në pjesën kryesore të vendit.
Por si ndihmon procesi i identifikimit biometrik manipulimet në zgjedhje?!
“Nuk është se dikush do identifikojë dikë me shenjë gishti, është thjeshtë lexim elektronik i kartës ose pasaportës. Gishti do të merret dhe do të mbahet në një data-bazë për tu kontrolluar pas përfundimit të rezultatit, nëse do të jetë nevoja për një verifikim të dytë dhe nëse kjo shenjë gishti është gjetur diku tjetër… Në këtë ligj zgjedhor për herë të parë kemi vendosur që pas nxjerrjes së rezultatit, palët kanë të drejtë të kërkojnë çdo lloj të dhëne, qoftë dhe hapjen e kutive.” /tvklan.al