Gjimnastikë, Shqipëria kampione Europe


Gjimnastikë, Shqipëria kampione Europe

08:45 14/12/2020

Rusi Petrov i natyralizuar merr medalje ari në Turqi

Arritje historike. Shqipëria kampione Europe në gjimnastikë. Është Matvei Petrov, një gjimnast rus i natyralizuar shqiptar disa vite më parë, që shpall Shqipërinë kampione Europe.

Kampionati po mbahet në Mersin të Turqisë. Petrov arriti të mbledhë më shumë pikë se gjithë rivalët e grupit ku pretendentët më të fortë ishin sportistët nga Turqia dhe Kroacia.

Një rezultat historik ky për Shqipërinë që për herë të parë arrin të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit në një garë kontinentale në gjimnastikë.

Tv Klan






Të ngjashme