Gjimshiti pritet të qëndrojë tek Atalanta


Gjimshiti pritet të qëndrojë tek Atalanta

14:47 06/06/2018

Berat Gjimshiti është kthyer nga huazimi. Pas një sezoni ku luajti 30 ndeshje në Serie A me Benvento duket se e ka përvojën e duhur për të luajtur tek Atalanta.

Sipas gazetës

“Il Mattino”

mbrojtësi pritet të mos huazohet më, por të qëndrojë te skuadra ku aktivizohet edhe portieri Etrit Berisha. Berat Gjimshiti u transferua me parametër zero nga Zurich tek Atalanta në fillim të 2016 dhe atë sezon u aktivizua vetëm në 3 ndeshje.

Në dy sezonet pasardhëse Gjimshiti shkoi fillimisht i huazuar tek Avellino në Serie B dhe më pas te Benevento në Serie A. Marrëveshja aktuale me Atalanta është deri në qershor të 2019, një kohë e mjaftueshme për 25-vjeçarin të tregojë vlerat e tij që të gjejë një vend si titullar.

Tv Klan






Të ngjashme