Gjingjiç, protesta në Serbi – (17 Korrik 1999)


Gjingjiç, protesta në Serbi – (17 Korrik 1999)

21:03 17/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ditë të vështira për Millosheviçin. Gjingjiç njeriu i fortë që duket se do të arrijë ta hedhë njeriun ashpër të Beogradit, ka udhëhequr në Kraljevo manifestimin e dhjetë mijë serbëve. Në qoftë se Sllobodan Millosheviç nuk shikojnë se çkërkojnë dhjetë mijë njerëz, shumë shpejt do të shohë dy million manifestues rreth shtëpisë së tij të cilët kërkojnë largimin e tij nga pushteti, ka deklaruar Gjingjiç.

Protesta e manifestime anti-Millosheviç kanë përfshirë Serbinë. Ato po zgjerohen nga Kraljevo në gjitha anët e Serbisë. Ndërkohë që pretendim për pushtet ka dhe Drashkoviç, zv/kryeministri aktual serb, dikur opozitë e Millosheviçit./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme