Gjinushi, Ceka dhe Koçi intervistë për kërcënimet e Berishës (31 Gusht 1998)
Përsa i përket kërcënimeve nga kreu demokrat Berisha, Gjinushi shprehet se qëndrimi i Partisë Socialiste është i qarte dhe se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj. Sipas Gjinushit ata që janë dëmtuar t’i kërkojnë drejtësisë të zbardhi ngjarjet e Janar-Qershor 1997 ku kanë ndodhur shumë trazira.
Nga ana tjetër kryetari i partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka shprehet se është koha që drejtësia shqiptare të meret seriozisht me personat të cilët kërkojnë destabilizim te vendit. Petro Koçi tha se rruga e mitingjeve është demokratike pastaj nëse merren veprime të tjera ato janë përgjegjësi penale për ata që i kryejnë./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame