Gjinushi deklaratë për Kosovën (18 Janar 1999)
Intervistë me Kryetarin e Kuvendit, Skënder Gjinushi i cili flet për situatën në Shqipëri dhe për deklaratën e partive politike.
” Këtu nuk bëhet fjalë për t’u destabilizuar Shqipëria dhe për të krijuar zgjidhje artificiale në Shqipëri. Ju sapo mund të keni mësuar që Millosheviçi kërkon të krijojë një qeveri të unitetit kombëtar, pra formula të ngjashme do të thotë që edhe në Shqipëri të adaptosh gjëra të papranueshme ose të panevojshme. Shqipëria i ka institucionet e veta, kriza nuk është në Shqipëri, kriza është në Kosovë, është në ish Jugosllavi dhe duhet zgjidhur atje.” tha Gjinushi
Gazetarja: A e pranoni faktin që keni dalë nga institucionet dhe
jeni ulur në një tryezë?
Skënder Gjinushi: Dalja nga institucionet, kur institucionet kanë pushim nuk do të thotë që ke ikur prej tyre. Pra, Parlamenti e bëri seancën e vet, ka adaptuar një deklarate dhe partitë politike nuk i ndalon njeri që të mblidhen dhe të mbështesin këtë deklaratë. Në kuptimin e krizës së brendshme. Nuk ka një krizë politike të brendshme e cila duhet korigjuar apo dhe që ndihmon Kosovën. Përkundrazi stimulimi i krizave të brendshme në Shqipëri do të thotë mos ta mbështesësh Kosovën. Shqipëria ka institucione dhe me këto institucione që ka dhe me gjithë faktorët politike duhet të veproje unison për të mbështetur Kosovën.
Gazetari: Si u ndjetë në takimin e parë me Berishën?
Skënder Gjinushi: S’pata rastin të takohem drejtpërdrejt, është një takim në tavolinë. Nuk është hera e parë që ne ulemi në tavolina, rëndësi ka për çfarë jemi ulur dhe për Kosovën ne jemi ulur edhe një vit më parë, ju kujtohet, madje kemi bërë dhe miting të përbashkët. Por urojmë që këtë radhë deklaratës t’i qëndrojmë shumë më gjatë deri në zgjidhjen përfundimtare të çeshtjes së Kosovës. Ju folët për cënime, sigurisht cënimet ne duhet t’i parandalojmë dhe t’i kundërpërgjigjemi. Por pa hyrë në një luftë dhe Shqipëria nuk hyn në luftë. Lufta është në Kosovë, lufta tashmë ka një vit që zhvillohet në Kosovë, gjithë problemi është për ndalimin e saj dhe për një zgjidhje më sa më pak dhimbje.
Gazetarja: Ushtarakë serbë kanë hyrë herë pas here në territorin e Shqipërisë?
Skënder Gjinushi: Dakort. Në këtë qëndrim, në këtë rast ushtria dhe policia sigurisht që janë të autorizuara të veprojnë me të gjitha mjetet./tvklan.al