Gjinushi e Pollo, rikthimi i PD në parlament – (22 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rikthimi i deputetëtve demokrat në parlament duket se nuk ka shërbyer për të ulur tonet e debatit mes poztës dhe opozitës. Kryeparlamentari Gjinushi duke nënvlerësuar rikthimin e demokratëve në parlament është shprehur.
Skënder Gjinushi, Kryetar i Parlamentt:- “Parlamenti ka punuar gjithmonë plot, se quhet plotë kur kalon gjysmën dhe aq më tepër që ai ka votuar me 80% Kushtetutën e vendit. Pra nuk kam ndonjë keqardhje sepse kjo është tashmë një rutinë që PD hyn e del në parlament, pra nuk është ndonjë ngjarje, por ngjarje do të jetë që PD mos ta ndryshoj qëndrimin e saj dhe mos të imponohet më një qëndrim absurd që siç ishte bojkoti një vjeçar”.
Ndërkohë sot ka reaguar në emër të Partisë Demokratike kryetari i grupit parlamentar Genc Pollo.
Genc Pollo:- “PD është e vendosur për të ndarë shtetin nga krimi dhe me hyrjen në parlament arriti ta zboj Gjinushin kësaj radhe përkohësisht, besoj nuk do jetë larg dita ta zboj atë dhe përfundimisht nga maja e parlamentit. Sidoqoftë kthimi është një përpjekje që bën Partia Demokratike për të restauruar atë normalitet që duhet, do shikojmë sa do funksionoj kjo sepse përgjegjësitë kryesore janë mbi qeverinë socialiste dhe në kohën e duhur besoj as zotrinjtë e PS nuk duhet ti tremben zgjedhjeve të reja dhe sfidës elektorale”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego